Sport
FIFA mund të kompensojë Al-Hilal për Neymar, shuma është më e ulët se paga e një muaji e brazilianit
“Është një moment shumë i trishtuar, më i keqi”, -ky është mesazhi i shpërndarë nga Neymar në “Instagram” pas dëmtimit të rëndë (këputje të meniskut dhe ligamentit në gjurin e majtë) që do ta mbajë jashtë fushës së blertë për shumë muaj.
Një goditje kjo edhe për klubin e Al-Hilal, i cili e bleu brazilianin nga Paris Saint-Germain në verë për 90 milionë euro.
Lexo edhe:
- Adli: Besoni tek unë sepse gjithmonë do të jap më të mirën për Milanin
- U deklarua pro Palestinës, Bayern përjashton Mazraoui-n nga stërvitja
- “Futbolli nuk më mungon”, Hazard: Nuk isha i lumtur as në stërvitje
- Trajneri i Guler nuk përmbahet: Ka më shumë potencial se Messi!
Sipas raportimeve të medieve spanjolle, klubi saudit mund t’i drejtohet programit të “mbrojtjes” së FIFA-s, i cili mund të aktivizohet kur një nga lojtarët dëmtohet me kombëtaren e tyre dhe mund të marrë deri në 7.5 milionë euro dëmshpërblim.
Një shumë e vogël, madje më e ulët paga e një muaji që Neymar merr të Al Hilal, me sulmuesin brazilian që tashmë e ka mbyllur sezonin.
The post FIFA mund të kompensojë Al-Hilal për Neymar, shuma është më e ulët se paga e një muaji e brazilianit appeared first on SuperSport.