Connect with us
SYLA GROUP

Lajme

Sejdiu: Me firmën e BDI-së dhe zbatimin teknik të LSDM-së, ESHS-ja u shndërrua në instrument të manipulimit për shqiptarët

Published

on

VLEN akuzoi sot BDI-në se së bashku me LSDM-në Entin Shtetëror të Statistikave e kanë shndëruar në në instrument të manipulimit për shqiptarët

Sipas VLEN-it, ky regjistrim përbën një nga manipulimet më të mëdha politike dhe statistikore të pasluftës, me qëllim përjashtimin e qëllimshëm të diasporës shqiptare nga numrat zyrtarë. 

“Me firmën e BDI-së dhe me zbatimin teknik të LSDM-së, Enti Shtetëror i Statistikave u shndërrua në instrument të manipulimit, duke ndarë shqiptarët në “rezidentë” dhe “jorezidentë”, një ndarje e paimagjinueshme, që kishte vetëm një synim: të përjashtojë nga llogaritja mijëra shqiptarë të diasporës. Diaspora jonë, që e ka mbajtur në këmbë ekonominë e këtij vendi për dekada, u trajtua si e padukshme, si statistikisht e pavlefshme, si problem për t’u shmangur.
Por pse? Sepse diaspora nuk mund të kontrollohej nga BDI-ja. Nuk mund të frikësohej, nuk mund të blinte vota, nuk mund të manipulohej. Kështu lindi mashtrimi më i madh i regjistrimit: etiketimi i qëllimshëm si “jorezidentë”. Kjo nuk ishte gabim, ishte kalkulim cinik tribal: Sa më pak shqiptarë në numra, aq më pak rrezik për pushtetin tonë.
Pyesim publikisht: Si është e mundur që në Reçicë të Vogël regjistrimi të numërojë vetëm 1.653 shqiptarë mbi 18 vjeç, ndërsa në zgjedhjet e fundit të dalin mbi 2.400 vota vetëm për partitë shqiptare?”, tha Sejdiu./zyrtare.net