Connect with us
SYLA GROUP

Kosovë

Ky është i dyshuari që kërcënoi me armë një grua në Gjilan – u kap me pistoletë TT dhe 59 fishekë

Published

on

Një person është arrestuar sot pasi ka kërcënuar me armë një grua në rrugën “Madeleine Albright” në Gjilan.

Bëhet fjalë për Besnik Durmishi, 38 vjeç, i cili sipas burimeve, i ka drejtuar armën një gruaje teksa kjo ndodhej në veturë pranë një marketi, duke e kërcënuar para se të largohej.

Sipas Sinjalit, ai është arrestuar në lokalin ku punon, ku edhe iu gjet arma e llojit TT kalibër 7.62 mm, një karikator i mbushur, si dhe 50 fishekë shtesë të vendosur në një pako. I dyshuari ka pranuar se armën dhe municionin i kishte blerë në mënyrë të paligjshme.

Durmishi është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij po zhvillohen hetime për “Kanosje” dhe “Mbajtje të paautorizuar të armëve”./Insajderi.org/

NA NDIQ NË FACEBOOK