Connect with us
SYLA GROUP

SKENA

I ‘zhdukur’ prej javesh nga Tik Tok, zbulohet arsyeja e trishte e largimit te Kozakut

Published

on

Pas një mungese në rrjetet sociale, Kozak Braçi, një nga figurat më të ndjekura dhe më të komentueshme të Instagramit dhe TikTok-ut – më në fund ka reaguar.

Prej disa javësh, ndjekësit e tij kanë vënë re mungesën e aktiviteteve të zakonshme, çka ka ngritur shumë pikëpyetje për gjendjen e tij.

Së fundmi, vetë Kozaku ka ndarë një story në Instagram ku sqaron arsyen e kësaj tërheqjeje nga rrjetet.

Ai shkruan se është kthyer në shtëpi pas disa problemeve me familjarët e tij, që kanë përfunduar në spital. “S’kam qenë në terezi,” shprehet ai me sinqeritet, duke treguar se situata ka qenë e rëndë edhe emocionalisht.

Por ai gjithashtu premton se rikthimi i tij do të jetë i fuqishëm: “Nga sot do digjet rrjeti me emisione me mega lot,” thotë Kozaku, duke paralajmëruar një live në orën 22:00 që sipas tij do të “çudisë” ndjekësit.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK