Bota
Fansat e “The Simpsons” të shkatërruar -Seriali njofton vdekjen e një prej personazheve kryesorë
Fansat kanë reaguar në rrjetet sociale të shokuar nga vdekja e parakohshme e Marge Simpson-in.
Seriali i animuar më jetëgjatë në histori, “The Simpsons”, ka krijuar një reputacion të jashtëzakonshëm ndër vite për parashikimet e tij që shpesh kanë rezultuar të sakta.
Shakatë dhe skenat që më vonë u bënë realitet përfshijnë hyrjen fluturuese të Lady Gaga-s në Super Bowl, SHBA-në duke u përballur me grerëzat vrasëse, një sëmundje që ngjan frikshëm me Covid-19 dhe Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Por përveç parashikimeve të habitshme, suksesi i serialit mbështetet fort edhe te personazhet e tij të dashur. Për ata që nuk e kanë ndjekur rregullisht serialin vitet e fundit, kemi humbur personazhe si Fat Tony dhe Edna Krabappel, ndërsa Ned Flanders është bërë përsëri i ve, pas vdekjes së gruas së tij të parë, Maude.
Tashmë “The Simpsons” ka arritur në sezonin e 36-të dhe në finalen e këtij sezoni, krijuesit e serialit kanë “vrarë” Marge Simpson-in. Episodi final, me titull “Estranger Things”, paraqet marrëdhënien mes Bart dhe Lisa-s gjatë viteve, teksa Marge shqetësohet për faktin që ata janë larguar nga njëri-tjetri.
Më pas, episodi tregon si është pas 35 vitesh jeta për ta, ku Lisa ka një karrierë të suksesshme, ndërsa Bart drejton një shtëpi të moshuarish të palicencuar.
Befas, Lisa dhe Bart flasin për “nënën e ndjerë”, që do të thotë se Marge ka vdekur para se të mbushte të 70-at.
Homer shfaqet gjithashtu në episod, duke jetuar në një azil në Florida, së bashku me z. Skinner dhe Milhouse, por Marge nuk shihet askund. Kur Lisa gjen një letër të shkruar nga Marge, që duhej hapur vetëm pas vdekjes së saj, ajo ribashkohet me Bart-in dhe ndihmon për të arratisur Homer-in nga Florida.
Në fund, Marge shfaqet duke u ngjitur në parajsë me ndihmën e Ringo Starr nga “The Beatles”.
Fansat kanë reaguar në rrjetet sociale të shokuar nga vdekja e parakohshme e Marge.