Connect with us
SYLA GROUP

Shqipëri

Vrasja në Durrës, dalin pamjet nga vendngjarja, gjurmë plumbash mbi xham

Published

on

Durrësi u trondit këtë të martë nga një vrasje me armë zjarri, që ndodhi në orët e para të mëngjesit në lagjen nr. 18 të qytetit bregdetar. Viktimë ka mbetur Ermir Dedja, i cili ndërroi jetë në ambientet e spitalit duke mos i mbijetuar plagëve të marra.

A2 CNN ka siguruar pamje nga vendngjarja, ku 29-vjeçari u vra në një atentat.

Aty shihen forca të shumta policie, ekspertë të kriminalistikës dhe shenja të plumbave në xhamin e një dere. Sakaq, e gjithë zona është e rrethuar nga shiritat që tregojnë skenën e krimit.

Ende nuk dihen motivet dhe autorët e kësaj ngjarjeje. Ndërkohë është ngritur grup i posaçëm hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Lagjja 18 njihet ndryshe si Spitallë, i përket periferisë së Durrësit, ku mungon totalisht ndriçimi dhe identifikimi bëhet më i vështirë.

Më datë 20.05.2025, në orën 00:50, në lagjen nr. 18 Durrës, është qëlluar me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

Vrasja në Durrës, dalin pamjet nga vendngjarja, gjurmë plumbash

The post Vrasja në Durrës, dalin pamjet nga vendngjarja, gjurmë plumbash mbi xham first appeared on JavaNews.al.

NA NDIQ NË FACEBOOK