Connect with us
SYLA GROUP

Lajme

Nexhmedin Sadiku kundër Taravarit, mobilizon strukturat e degës së ASH në Likovë

Published

on

Anëtari i Kryesisë Qendrore të Aleancës për Shqiptarët, Nexhmedin Sadiku mbrëmë ka realizuar një takim vëllazëror me një pjesë të strukturave të degës së partisë në Likovë. Takimi u zhvillua në kuadër të një serie takimesh që pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim informimin e plotë të anëtarëve lidhur me iniciativën aktuale dhe sigurimin e përkrahjes për Arben Fetain.

Sadiku theksoi rëndësinë e përfshirjes aktive të anëtarësisë dhe simpatizantëve në proceset vendimmarrëse, duke ftuar të gjithë të jenë pjesë e takimeve të ardhshme dhe të kontribuojnë me idetë dhe mbështetjen e tyre në këtë fazë të rëndësishme për Aleancën për Shqiptarët.

NA NDIQ NË FACEBOOK