Lajme
Bujare Abazi emërohet kryetare e Komisionit për Letrat me Vlerë, falënderon Fetain dhe Aliun, braktis përfundimisht Taravarin
Një tjetër figurë e rëndësishme largohet nga rrethi i ngushtë i Arben Taravarit. Ish-nënkryetarja e Aleancës për Shqiptarët, Bujare Abazi, është emëruar sot kryetare e Komisionit për Letrat me Vlerë, duke shënuar një distancim të qartë dhe përfundimtar nga drejtimi aktual i ASH-së.
Emërimi i saj u miratua me 59 vota pro në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa vetë Abazi ka shprehur mirënjohje publike ndaj figurave kyçe të pushtetit aktual, duke përjashtuar krejtësisht Taravarin nga falënderimet.
Mos-përmendja e Arben Taravarit në këtë status, si dhe falënderimet publike për Arben Fetain dhe Azir Aliun – dy nga figurat kundërshtuese me Taravarin – përforcojnë bindjen se Abazi ka zgjedhur një kurs të ri politik.