Connect with us
SYLA GROUP

Shqipëri

A do ia lësh mandatin Arlind Qorit? Përgjigjet deputeti i Lëvizjes Bashkë: Zgjodhi vetë të mos ishte i pari në listë

Published

on

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, i pyetur nëse do ia lërë mandatin e tij kryetarit Arlind Qori, është përgjigjur duke thënë se në strukturat e tyre “lista e kandidatëve nuk bëhet me marrëveshje, por nëpërmjet votimit.”

Në emisionin “Log.”, ai deklaroi se Qori vendosi vetë të mos ishte i pari në listë.

“Ndryshe nga partitë e tjera, renditja në listën e kandidatëve nuk bëhet me marrëveshje, por nëpërmjet votimit brenda strukturave të partisë. Sigurisht, Arlind Qori zgjodhi vetë të mos ishte i pari. Rrjedhimisht, strukturat e partisë më votuan mua, pra ma lanë mua këtë barrë dhe kështu dola unë deputet”, tha Muçi.

The post A do ia lësh mandatin Arlind Qorit? Përgjigjet deputeti i Lëvizjes Bashkë: Zgjodhi vetë të mos ishte i pari në listë first appeared on JavaNews.al.

NA NDIQ NË FACEBOOK