Lajme
Zero reagim nga Rozana në momentin kur Jozi godet me grusht Gjestin (Pamje)
Pak para finales së madhe, një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4, shkruan Insajderi.
Jozi ka goditur me shuplak Gjestin, pasi ky i fundit tentoi t’ia hapte derën, ashtu siç ka bërë zakonisht me secilin banor.
Gjesti është parë i shtrirë në tokë, në gjendje të rënduar.
Nga ky incident, në sytë e publikut ka rënë edhe reagimi – ose më saktë mungesa e reagimit – e Rozana Radit, e cila nuk ka bërë asnjë lëvizje për ta parandaluar ngjarjen apo për t’i ofruar ndihmë Gjestit.
Përkundër Rozanës, Gerta dhe Egli janë parë teksa kanë tentuar t’i japin ndihmë Gjestit dhe, rrjedhimisht, ta largojnë Jozin.
“O produksioni, reagoni, reagoni!”, dëgjohej duke thënë Egli Tako.
Ndërkohë, Jozef Marku është arrestuar.