Connect with us

Maqedoni

Revizorët zbulojnë parregullësi të shumta në punën e Byrosë së Arsimit në RMV

Publikuar

më

Enti Shtetëror i Revizionit ka konstatuar dobësi sistematike në punën e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, të cilat janë publikuar në raportin e revizionit të rregullt për vitin 2024.

Sipas tyre për të udhëhequr me byronë është emëruar një ushtrues detyre, drejtor, i cili ka ushtruar detyrën për mbi pesë vjet, që nënkupton më shumë sa që është përcaktuar me ligj, janë bërë pagesa për kompensim për bashkëpunëtorët e jashtëm në bazë të rregulloreve të miratuara në periudhën paraprake, miratimi i të cilave është në kompetencë të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, ndërsa konkurset e shpallura për përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm përmbajnë kritere që këta persona duhet ti plotësojnë, të cilat janë të ndryshme nga kriteret e përcaktuara në aktet e brendshëm.

“Drejtori dhe zv/drejtori i Byrosë, me propozim të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, emërohen dhe shkarkohen nga Qeveria me mandat katërvjeçar. Gjatë vitit 2023, Byroja drejtohet nga dy ushtrues detyre të cilët nuk janë emëruar pas shpalljes publike me mandat 4-vjeçar. Drejtori i mëparshëm ka mbajtur postin e ushtruesit të detyrës, drejtor, të cilin e ka përfunduar më 18 korrik 2023, për një periudhë 5 vjet e 3 muaj”, thonë nga Enti Shtetëror i Revizionit.

Ata më tej thonë se për shkak të mungesës së mjeteve financiare, nuk ka pasur mundësi të realizohet trajnimi i mësimdhënësve në arsimin fillor dhe të mesëm në masën e përcaktuar me ligj, si dhe nuk janë zbatuar aktivitetet dhe funksioni i revizonit të brendshëm.

“Në vitin 2023 është bërë procedura për akreditimin e ofruesve të trajnimeve dhe shërbimeve e cila është realizuar për nevojat e trajnimit të mësimdhënësve në shkollat ​​e mesme, trajnim që ka përfshirë 2 925 mësimdhënës nga shkollat ​​e mesme në vend dhe është i vetmi trajnim i akredituar i realizuar gjatë vitit 2023. Në këtë mënyrë janë mbuluar vetëm 41.5% e numrit të përgjithshëm të mësimdhënësve në shkollat ​​e mesme dhe ka zgjatur 8 orë nga 60 orë të planifikuara për një periudhë trevjeçare”, thonë nga Enti shtetëror i revizionit.

Po ashtu, lidhur me realizimin e trajnimeve, Raporti thotë se buxheti i Byrosë duhet të përfshijë së paku 62.000 mijë denarë për trajnim tetë orësh për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional në shkollat ​​fillore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Me shqyrtimin e dokumentacionit financiar revizioni ka konstatuar se për këtë qëllim nga buxheti i Byrosë për vitin 2023 janë paraparë 5.940 denarë, ose vetëm 9,5% e mjeteve të nevojshme. (shenja.tv)

Shqipëri14 minutes ago

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

Lajme1 hour ago

Kurti takon ministrin irlandez në Mal të Zi, kërkon hapa konkretë drejt anëtarësimit të Kosovës në BE

Maqedoni3 hours ago

Kryeministri le ta respektojë vetë Kushtetutën, pastaj të kërkojë respektim nga ne!

Shqipëri3 hours ago

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Maqedoni5 hours ago

Trençevska: 180 mijë punëtorë nën pragun e varfërisë, Mickoski refuzoi pagën minimale prej 600 eurosh

Shqipëri6 hours ago

Tragjedi në sport, 17-vjeçarja humb jetën pasi u godit në kokë gjatë ndeshjes

Lajme6 hours ago

Nasim Haradinaj i ashpër me Përparim Grudën: Ti e Çlirimi na e prezantuat si perlë drejtësie, të hartuar nga soji yt jurist!

Lajme6 hours ago

Sali: Reformat evropiane duhet të lidhen me nevojat e përditshme të qytetarëve

Maqedoni7 hours ago

Agim Islami me shëndet të rënduar! Dauti kërkon trajtim më serioz, druhet nga përsëritja e rastit të Rexhail Qerimit

Kosovë8 hours ago

Gruda për Ligjin e Speciales: S’ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Maqedoni8 hours ago

Gjykatat në krizë të thellë, gjyqtarët alarmojnë: Reformat mbetën vetëm në letër

Shqipëri8 hours ago

Raporti/ Në 9 muaj Doganat humbën 63.4 milionë euro nga kursi i këmbimit, çmimi i lartë i karburantit rriti të ardhurat!

NA NDIQ NË FACEBOOK