Shqipëri
VIDEO/ Tronditet Berisha, policia arreston dhunshëm aleatin e tij pak para zgjedhjeve

Narkopolicia e Edi Ramës ka filluar ushtrimin e dhunës dhe terrorit ndaj drejtuesve të partive opozitare, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit.
Në videon e publikuar nga Ora News, shihet se si Adriatik Alimadhi, Kryetar i Ballit Kombëtar, është shoqëruar me forcë nga policia në ambientet e një lokali në Tiranë reth orës 21:00.
Ende nuk ka asnjë reagim nga ana e Policisë së Shtetit, se për çfarë arsyesh është shoqëruar kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi në komisariat.
Demokrati Flamur Noka shprehet se ky është një skandal policor. Ai shpjegon se Alimadhi ndodhej në kafenenë e vëllait të tij kur kërkoi të mësonte nga policia arsyen e hyrjes dhunshëm e kërcënueshëm në një ambient privat, e mbi të gjitha pa mandat, por nuk iu dha asnjë shpjegim.

