Connect with us

Maqedoni

ASH: Hetuesia le ta zbardh rastin, kemi paralajmëruar edhe zyrtarët tanë s’ka kompromis me korrupsionin!

Publikuar

më

Nga Aleanca për Shqiptarët kanë reaguar pas ndalimit të Muhsin Arifi, drejtorit të ISHP Spitali i Specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative, nën dyshime se bashkë me një person kanë pranuar ryshfet prej 20.000 eurve. Nga ASH kërkojnë nga autoritetet që në procedurë të shpejtë të sqarojnë të gjitha rrethanat në lidhje me rastin.

Reagimi i ASH-së:

Duke pasur parasysh se personi M.A është propozuar nga ASH për zgjidhje të përkohshme për drejtor të ISHP Spitali i Specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative “13 Nëntori Shkup”, konsiderojmë të nevojshme të njoftojmë si në vijim: ASH u bën thirrje organeve kompetente shtetërore që në një procedurë të shpejtë dhe efikase të sqarojnë të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me ngjarjen konkrete penale. Kushdo që ka shkelur ligjin duhet të mbajë përgjegjësi, pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare apo politike. Dhënia e drejtësisë duhet të jetë jo selektive dhe në përputhje me të gjitha mekanizmat dhe vlerat themelore kushtetuese dhe ligjore.

Aleanca për Shqiptarët mbetet fuqishëm e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe në reformimin rrënjësor të sistemit shtetëror, me qëllim që të gjitha dukuritë devijante të minimizohen. Populli shqiptar nuk meriton të përfaqësohet nga persona që eventualisht përpiqen të pasurohen në mënyrë të paligjshme mbi vuajtjet shëndetësore të qytetarëve. Kjo është e papranueshme dhe bie ndesh me parimet që ne përfaqësojmë.

Organet partiake të Aleancës për Shqiptarët do të ndërmarrin të gjitha hapat statutare të nevojshme për ruajtjen e imazhit dhe integritetit të partisë.

Maqedoni12 minutes ago

Pas 35 vitesh pritjeje, Azizi paralajmëron: Jo vetëm jurisprudenca, të gjitha provimet profesionale edhe në shqip!

Shqipëri42 minutes ago

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

Lajme2 hours ago

Haradinaj e quan Kurtin “sundimtar”: Protestuesve u dha gaz lotsjellës e dajak

Maqedoni3 hours ago

“E mbanin për xhakete dhe e godisnin me boksa metalikë kryesisht në kokë, e pasonin si top” – dëshmia tronditëse e nënës së 13-vjeçarit të rrahur në Vlae

Shqipëri3 hours ago

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

Lajme4 hours ago

Kush janë organizatorët e protestës? Karamuço: Makinave të policisë u kanë vendosur GPS për të parë lëvizjet

Maqedoni6 hours ago

Tetovë: Rrahu vajzën e mitur dhe la pa përkujdesje foshnjën 10-muajshe, kallëzohet penalisht 33-vjeçarja

Shqipëri6 hours ago

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

Lajme7 hours ago

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë

Lajme8 hours ago

Durmishi: Paga mesatare neto arriti në 48.499 denarë, rritje prej 18,4% për dy vite

Lajme8 hours ago

Shasivari pas takimit me studentët: “Do të flitet shqip o taj”- kjo ndodhë për herë të parë pas 60 vitesh!

Maqedoni8 hours ago

Sela, Mickovskit: A mund ta dëshmojë me dokument se eshtë maqedonas?

NA NDIQ NË FACEBOOK