Connect with us

Lajme

Fati i Taravarit brenda Qeverisë mësohet pas festave – priten takime vendimtare

Published

on

Pas largimit të Arben Taravarit nga koalicioni VLEN, priten zhvillime të reja që mund të çojnë deri tek rikonstruimi i qeverisë.

Burime të ZYRTARE.net nga qeveria bëjnë të ditur se pas përfundimit të festave të Pashkëve, gjegjësisht pas të hënës, kryeministri Hristijan Mickoski do të zhvillojë një seri takimesh që do të përcaktojnë të ardhmen e Taravarit dhe Aleancës për Shqiptarët në kuadër të ekzekutivit.

Fillimisht, Mickoski pritet të takohet me liderët e koalicionit VLEN për të diskutuar situatën e re dhe qëndrimet e tyre ndaj Aleancës për Shqiptarët. Më pas, sipas të njëjtave burime, është paraparë edhe një takim mes kryeministrit dhe Arben Taravarit, ku ky i fundit pritet të japë sqarime për vendimin e tij për t’u shkëputur nga VLEN-i.

Koalicioni VLEN dje edhe zyrarisht ka kërkuar që të shqyrtohet marrëveshja qeverisëse me VMRO-DPMNE.

Ndërkohë, një nga partitë qeverisëse, Lëvizja ZNAM, ka dalë hapur kundër çdo bashkëpunimi me subjektet që kanë, ose kanë pasur, marrëveshje apo koalicione të çfarëdo forme me BDI-në, duke aluduar në ASH-n e Taravarit.

Ditëve të fundit është përfolur në opinion edhe ideja që nëse Taravari largohet nga ekzekutivi, ai mund të zavendësohet nga Ziadin Sela./ZYRTARE.net

NA NDIQ NË FACEBOOK