Connect with us

Lajme

Dy të lënduar nga përplasja mes dy veturave në Lloshkobare të Ferizajt – flasin nga Policia

Publikuar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti i cili ndodhi sot mes dy veturave në fshatin Lloshkobare të Ferizajt.

Aksidentin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Ju njoftojmë se më datë 18.04.2025, rreth orës 12:43, në fshatin Lloshkobare, Komuna e Ferizajt, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy automjete me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, dy persona kanë pësuar lëndime trupore“, konfirmoi Veseli.

Ai shtoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, autoambulanca dhe zjarrfikësit, të cilët kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas procedurave ligjore

NA NDIQ NË FACEBOOK