Connect with us

Shqipëri

Festa e Pashkëve/ Rritet fluksi në Kakavijë dhe Kapshticë, rreth 16 mijë persona hyjnë në territorin shqiptar

Publikuar

Në prag të festës së Pashkës, është rritur ndjeshëm fluksi i lëvizjeve në pikën kufitare të Kapshticës. Gjatë 24 orëve të fundit, përmes kësaj pike kanë hyrë dhe dalë gjithsej 10,478 shtetas.

Sipas të dhënave zyrtare, numri më i madh i udhëtarëve është regjistruar në hyrje të territorit shqiptar, me 7,921 hyrje, ndërsa në dalje janë shënuar 2,557 shtetas.

Autoritetet bëjnë me dije se fluksi më i lartë është regjistruar gjatë pasdites së së enjtes, ndërsa pritet që lëvizjet të mbeten të larta edhe gjatë ditës së sotme.

Ndërkohë  në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës janë përpunuar gjithsej 10,700 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 7,740 në hyrje dhe 2,960 në dalje. Po ashtu, janë regjistruar 3,656 mjete, prej tyre 2,796 në hyrje dhe 860 në dalje.

Krahasuar me ditët normale, ku lëvizjet ditore kapin mesatarisht shifrën 3,000 hyrje-dalje, rritja e fluksit është dukshëm e lartë. Sipas të dhënave zyrtare, fluksi ka nisur të rritet që në fillim të javës, kur lëvizjet kapnin shifrën 5,500, çka përbën një rritje prej rreth 80% krahasuar me ditët e zakonshme.

Kjo lëvizje e shtuar në hyrje tënterritorit shqiptar lidhet me festën e Pashkëve, duke reflektuar kthimin e emigrantëve dhe shtimin e vizitave familjare në këtë periudhë festive. Pika kufitare e Kakavijës, si më e madhja me Greqinë, përballet tradicionalisht me rritje të fluksit në festa të tilla. Aktualisht të dyja palët funksionojnë me nga 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje pa shënuar rradhë në pritje.

The post Festa e Pashkëve/ Rritet fluksi në Kakavijë dhe Kapshticë, rreth 16 mijë persona hyjnë në territorin shqiptar first appeared on JavaNews.al.

Shqipëri25 minutes ago

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

Lajme1 hour ago

“Kush don le të gëzon, kush don të vajton!” – Haradinaj me reagim epik: Unë i pres KËTU!

Maqedoni2 hours ago

Grubi në rastin për “Lotarinë Shtetërore” kërkoi përkthimin e aktakuzës në shqip, gjykata reagoi ndaj momentit të kërkesës

Shqipëri3 hours ago

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

Maqedoni4 hours ago

Vrasja në Çair: Njëri nga autorët duhej të ishte në burg, Toshkovski: I kemi provat, arrestimet janë çështje kohe

Lajme4 hours ago

Bajrami: Jemi me institucione të uzurpuara, që nga dhjetori i vitit të kaluar s’kemi qeveri funksionale

Maqedoni4 hours ago

Iseni në Kosovë: Shkupi dhe Prishtina forcojnë frontin e përbashkët për sigurinë

Lajme4 hours ago

Spekulimet për kalimin në VLEN, Valbon Limani publikon mesazh nga foltorja e ASH-së

Maqedoni4 hours ago

Georgievski: Komentet pas vdekjes së Mlladiqit zbuluan jugosllavët e rremë maqedonas!

Shqipëri5 hours ago

“Para se të vënë kujën, të kontribuojnë!”- Flakët përfshinë varrezat, kryebashkiaku Ndreu: S’ka vend për panik, zjarri nën kontroll! Disa u ekzaltuan

Kosovë6 hours ago

Cakolli: Qysh thirret e merret pjesë në seancë jashtë çdo afati kushtetues, pa iu drejtuar Kushtetueses për pasojat?

Lajme7 hours ago

Një 27-vjeçar nga Maqedonia qëllohet për vdekje në Berlin, autorët në arrati

NA NDIQ NË FACEBOOK