Connect with us

Shqipëri

Akuza të ndërsjella për ngërçin/ Vijon “maratona”, nesër përpjekja e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Published

on

Të shtunën në orën 12 do të bëhet përpjekja e tretë për për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Një ditë para seancës kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk ka treguar nëse si parti i ka siguruar votat për miratimin e raportit për verifikimin e mandatit të deputetëve dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Seanca e djeshme dështoi pasi nuk pati ndonjë marrëveshje politike në konsultimet që i ftoi kryesuesi i Kuvendit Avni Dehari. Ai nuk e hodhi fare në votim raportin e nga opozita u akuzua për shkelje procedurale. Partia fituese VV dhe partitë tjera shqiptare po e akuzojnë njëra tjetrën për bllokadën që po i bëhet konstituimit të Kuvendit.

Vetëvendosje që ka fituar 48 mandate i duhen së paku edhe 13 vota për të krijuar qeverinë. Ndonëse po flitet për një marrëveshje me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt ku janë 3 deputetë një gjë e tillë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga asnjëra palë. Kurti po synon që votat e tjera t’i sigurojë nga komunitetet joserbe. Seanca do të vazhdojë të shtunën në orën 12.00

The post Akuza të ndërsjella për ngërçin/ Vijon “maratona”, nesër përpjekja e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës first appeared on JavaNews.al.

NA NDIQ NË FACEBOOK