Uncategorized
Thellohet skandali/ Del dokumenti me pagat e mbi 694 mijë punonjësve të prillit 2021
Një tjetër listë më të dhëna private, ku përfshihet identiteti, ID, dhe paga është shpërndarë sot. Në listë janë mbi 694 mijë qytetarë.
Për të ruajtur privatësinë e personave nuk do të bëjë asnjë publikim, që lidhet me të dhënat personale si ID, apo pagesat e të dhënave personale.
Por ajo që po ndodh është vërtetë kriminale pasi u shpërndanë pagat e Janarit tani po shpërndahet, një database me të dhëna të plota për muajin Prill.
Tashmë qartazi duket se një dorë po lëviz gjithçka për të krijuar një skandal më të madh se sa vetë afera e inceneratorëve apo situata politike në vend./CNA.al