Connect with us

Lajme

Tragjedi në Maqedoni: 3 të vdekur në afërsi të Kërçovës, disa transferohen në klinikat e Shkupit

Published

on

Mbrëmjen e sotme në rrugën Kërçovë-Gostivar në mes të Kërçovës dhe fshatit Trapçin Dol ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, në të cilin sipas zëdhënësit të SVR të Ohrit kanë humbur jetën tre persona.

“Në ora 20:55 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Kërçovë-Gostivar, në mes të Kërçovës dhe fshatit Trapçin Dol, në të cilin janë përfshirë tri vetura. Sipas informacioneve fillestare, nga lëndimet e marra kanë vdekur tre persona, 8 persona janë lënduar, disa prej të cilëve janë duke u transferuar në spitalin e Kërçovës dhe disa në Qendrën Klinike Nënë Tereza në Shkup. Komunikacioni është i ndërprerë në të dy drejtimet për të gjitha llojet e veturave”, thotë për TV21, Stefan Dimovski, zëdhënës i Policisë Rrugore të Ohrit.

TV21 nga Kërçova raporon se komunikacioni është tërësisht i ndërprerë./ZYRTARE.net

NA NDIQ NË FACEBOOK