Connect with us

Lajme

Taravari pas ndarjes në koalicionin VLEN: “Nuk bie pre e provokimeve, të fokusohemi te mirëqenia e shoqërisë”

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar pas ndarjes së fundit brenda koalicionit VLEN, duke e cilësuar situatën si pjesë të një “seriali të gjatë” politik. Në një reagim publik, Taravari ka bërë thirrje për përqendrim në misionin e përbashkët – mirëqenien e shoqërisë – duke shmangur konfliktet e panevojshme dhe retorikën përçarëse.

“Fatkeqësisht e dija që edhe ky moment do të futej në serialin e gjatë që ka filluar. Unë sugjeroj që të përqëndrohet secili në misionin e përbashkët që është mirëqënia e shoqërisë,” ka shkruar Taravari.

Ai theksoi se ndarja e rrugëve politike nuk nënkupton armiqësi dhe nuk duhet të çojë në përplasje të panevojshme mes palëve.

“Nuk do të thotë se bëjmë rrugë të ndryshme dhe kthehemi papritur në të padëshirueshëm. Politika e lodhshme e fajësimit dhe thashethemeve është e vjetër dhe nuk pi më ujë,” shtoi ai.

Duke falënderuar të gjithë ata me të cilët ka bashkëpunuar deri më tani, Taravari tha se synon të ruajë ndjenjat pozitive dhe të mos bie pre e provokimeve.

“Jam i lumtur dhe mirënjohës për çdo njeri apo parti me të cilën kemi punuar. Dua të ruaj këto ndjesi të mira dhe nuk do të bie pre e provokimeve e atyre që duan spektakël politik,” përfundoi ai./Zyrtare.net

NA NDIQ NË FACEBOOK