Lajme
Aktivistët e ASH-së “masakrojnë” me komente Arben Taravarin pas vendimit për t’u ndarë nga VLEN dhe për t’iu bashkuar BDI-së

Vendimi i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, për t’u larguar nga koalicioni opozitar VLEN dhe për të bashkëpunuar me BDI-në, ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale, veçanërisht nga vetë mbështetësit dhe aktivistët e partisë së tij.
Në postimin e fundit të Taravarit në Facebook, ku ai shpjegon vendimin dhe bën thirrje për maturi politike, nuk kanë munguar komentet e ashpra nga aktivistët e ASH-së, të cilët e akuzojnë atë për tradhti ndaj elektoratit dhe parimeve opozitare.
“Do pëfundosh si RDK”, “Kryetar me shumë dëshperime e them se i zhgenjeve shqipraret”, janë vetëm disa nga komentet e shumta që dominojnë reagimin publik ndaj Taravarit.






















