Connect with us

Shqipëri

Sherr i madh në burgun italian! 10 shqiptarë thyejnë qelitë e afrikanëve

Published

on

Disa të burgosur u përfshinë në një përplasje të dhunshme në burgun e Bassones në Komo, ku ishin të përfshirë edhe shqiptarë. Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes, kur një grup prej dhjetë të burgosurish shqiptarë arritën të hapnin me forcë një derë të brendshme që ndante seksionin e tyre nga ai i tre të burgosurve me origjinë afrikano-veriore.

Përplasja u ndërpre nga efektivët e policisë së burgjeve, por gjatë ndërhyrjes, katër nga oficerët e policisë u plagosën dhe morën trajtim në urgjencën e spitalit Sant’Anna në Como.

Për të rivendosur rendin, autoritetet e burgut të Comos morën përforcime nga Milano. Si rezultat i incidentit, gjashtë nga dhjetë të burgosurit shqiptarë u transferuan në burgjet e Operas, Vigevanos dhe Kremones.

Përplasja besohet të ketë lindur nga mosmarrëveshjet e mëparshme mes dy grupeve të burgosurve.

 

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK