Shqipëri
Rama drejt burgut, kallëzohet në SPAK. Tronditet kryeministri
Avokati Altin Goxhaj ka kallëzuar penalisht në SPAK kryeministrin Edi Rama, Blendi Klosin dhe persona të tjerë në strukturën e PS-së për shkelje të fshehtësisë së votës së diasporës.
Kallëzimi penal bëhet pas deklaratës së sekretarit të përgjithshëm të PS, Blendi Klosi se vota e parë e diasporës ishte për PS.
“Edi Rama, si Kryeministër dhe Kryetar i PS, ka përgjegjësi direkte politike dhe morale për funksionimin e strukturave të patronazhit të cilat janë përdorur për të gjurmuar dhe kontrolluar votën e qytetarëve. Ai vetë ka publikuar në faqen e tij zyrtare në FB duke inkurajuar dhe promovuar f jalën e Blendi Klosit në faqen e tij në Facebook sipas provës bashkëngjitur
Bledi Klosi, si deputet, ka bërë deklarime publike që vërtetojnë dijeninë dhe shkeljen e fshehtësisë së votës, në kundërshtim me Kodin Penal dhe Kodin Zgjedhor është shprehur si më sipër. Personat e tjerë të paidentifikuar, të angazhuar në operacione patronazhimi, kanë vepruar si pjesë e një strukture të organizuar që synon kontrollin dhe dokumentimin e votës së qytetarëve” evidentohet në kallëzim penal.