Lajme
Nënkryetari i ASH-së, Kadriu: Kur të shpifin nga hija, ti vazhdo të qëndrosh me të vërtetën
Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Gëzim Kadriu përmes një postimi ka dëshmaur eehe një her mbështetjen e parezerve ndaj kryetarit të partisë, Arben Taravari duke i kërkuar që të vazhdoj përpara pasi ASH-ja është motori që solli ndryshimin dhe solli VLEN-in në qeveri, shkruan Top24.
Kur të shpifin nga hija, ti vazhdo të qëndrosh me të vërtetën
Është zhgënjyese kur sulmet më të padrejta vijnë jo nga kundërshtarë ideologjikë, por nga ata që deri dje ishin bashkë në betejë për ndryshim. Kur bashkëpunëtorët e së djeshmes sot zgjedhin të fshihen pas profileve të rreme për të hedhur baltë, nuk kemi më të bëjmë me debate politike, por me mungesë karakteri dhe mosmirënjohje të thellë.
Aleanca për Shqiptarët ka qenë dhe mbetet themeli i rotacionit historik që solli VLEN-in në qeverisje. Me përballje të ndershme, me integritet dhe me sakrificë të vazhdueshme, ne hapëm rrugën për ndryshimin. Ky kontribut nuk kërkon mbrojtje, ai është fakt dhe histori. Ta injorosh këtë rol, është jo vetëm gabim politik, por edhe padrejtësi morale.
Kur shpifja zë vendin e debatit, dhe fyerja anonime zëvendëson dialogun, bëhet e qartë që nuk jemi më përballë kundërshtarëve të ideve, por të interesave personale. Dhe kur këto interesa shfaqen me agresivitet të tillë, bien maskat, dhe zbulohet e vërteta: jo të gjithë kanë qenë për bashkim, disa kanë qenë thjesht për veten.
Ne nuk do të ndalemi. Do të vazhdojmë të punojmë me ndershmëri, duke i shërbyer qytetarëve, me kokën lart dhe me besim të plotë në të vërtetën tonë.