Shëndetësi
Metoda që ‘shkrin’ celulitin në kohë REKORD!
Celuliti më në fund po gjen zgjidhje falë një trajtimi revolucionar që po përhapet me shpejtësi në klinikat më prestigjioze të Europës. Nëse dikur kërkonim kremra apo trajtime të dhimbshme për të pasur një lëkurë të lëmuar, sot gratë moderne po zgjedhin një terapi minimalisht invazive që ofron rezultate të menjëhershme dhe të qëndrueshme. Dr.Emmanouil A. Lazaridis është një emër i njohur ndërkombëtarisht në fushën e mjekësisë estetike dhe konsiderohet si “Mjeshtër i Frekuencave”.
“Unë nuk trajtoj vetëm trupin, por edhe shpirtin e pacientit tim”-shprehet Dr. Lazaridis. “Estetika nuk ka kuptim nëse nuk është në harmoni me atë që pacienti vërtet ka nevojë.” Trajtimi që ai aplikon përdor një gjilpërë të hollë me elektrodë (Spherofill Cell), që arrin të depërtojë butësisht në lëkurë dhe të këpusë fijet fibroze që shkaktojnë pamjen e pabarabartë të celulitit. Me një temperaturë prej vetëm 38.5°C dhe pa nevojën për anestezi, procedura është e shpejtë, e thjeshtë dhe me rezultate të menjëhershme.
“Gjysma e suksesit varet nga pacienti”-thotë Dr. Lazaridis. “Pas trajtimit, është jetike kujdesi ndaj ushqimit, hidratimi dhe shmangia e alkoolit. Është një bashkëpunim me trupin tuaj.” Ky trajtim po zëvendëson metodat tradicionale që shpesh ishin të dhimbshme dhe joefektive. Pacientët në Europë dhe tani edhe në Shqipëri po raportojnë ndryshime të ndjeshme që pas seancës së parë.
Kombinimi i vajit të kokosit me vitaminën E jo vetëm që ushqen dhe hidraton lëkurën, por ju shpëton një herë e mirë nga strijat e bezdisshme, sidomos nëse janë të sapoformuara. Merrni dy lugë gjelle vaj kokosi dhe ngrohini në proces banjomari. Pasi të jetë ftohur paksa, merrni 6 kapsula vitaminë E, hapini me kujdes dhe bashkojini me vajin. Vazhdoni përzierjen e tyre dhe aplikojeni në lëkurë me anë të masazheve paska të forta. Nëse keni furçë akoma edhe më mirë. Lëreni të veprojë për 10 minuta dhe më pas shpëlani lëkurën me ujë të fohtë. Ky veprim duhet përsëritur 3 herë në ditë.