Shqipëri
“Më tha ‘më vjen keq’”, Loredana tregon bisedën me Jozin: Nuk ishte mirë! Unazën…


Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Loredana Brati ka folur për herë të parë rreth situatës së ndërlikuar me Jozin dhe ndjenjave që vazhdon të ketë për të.
E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Loredana rrëfeu përballjen emocionale që përjetoi pas incidentit të bujshëm mes Jozit dhe Gjestit, duke theksuar se sjellja e Jozit atë natë nuk ishte reflektim i tij si person.
“Jozi nuk ishte mirë, ishte shumë i ngarkuar emocionalisht. Më tha ‘më vjen keq’ dhe më kërkoi të shkoja në studio. E kuptova që nuk ishte vetvetja,” – tha ajo, duke shtuar se skena që pa, veçanërisht momenti me Gjestin, e kishte tronditur.
Loredana: Ata janë shumë krenarë, nuk ishte gabim, ndodhi lidhja me Jozin. Unë mësova plot, prapë më ka dhënë shumë emocione, banorët e tjerë nuk i kanë ndjerë ato që kam ndjerë unë.
Nuk e prisja dot me thikë, nuk dija ku të futesha, unë e shikoja atë njeri në sy dhe më jepte emocione. Më trembi koka e Gjestit, dhe normale skena ishte shumë e fortë, Jozi erdhi tek mua më tha ‘shko në studio’ më tha ‘më vjen keq’, por ai nuk ishte mirë, ishte i ngarkuar.
Unë sa të kem ndjenja s’do ta heq (unazën), unë edhe kur isha aty brenda dhe Jozi ishte me një gocë tjetër e mbajta.

