Connect with us

Lajme

Kaos në Strugë pas ndeshjes: Futbollistët e Gostivarit sherr me policinë dhe përfundojnë në stacion!

Published

on

Kaos i vërtetë në Strugë, ku skuadra vendase Struga TL dhe Gostivari barazuan 1:1.

Ky rezultat nuk u përshtati mysafirëve, dhe pas ndeshjes, siç shihet në fotografitë dhe videon, ndodhi një përleshje pranë dhomave të zhveshjes në stadiumin e Strugës, transmeton strugalajm.com.

Në ato momente, disa lojtarë të Gostivarit sulmuan zyrtarë të MPB-së dhe menjëherë u shoqëruan në stacionin policor.

Kjo nuk është hera e parë këtë sezon që persona nga Gostivari përfundojnë në polici – kujtojmë se një rast i ngjashëm ndodhi edhe disa javë më parë në Kavadar./ZYRTARE.net

 

NA NDIQ NË FACEBOOK