Connect with us

Lajme

Iljasa Saliu me një reflektim të fortë për realitetin politik shqiptar: “Vuajmë për bajraktarizëm”

Published

on

Analisti politik Iljasa Saliu ka reaguar me një status të ngjeshur emocionalisht dhe kritik në rrjetet sociale, duke komentuar zhvillimet e fundit në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, përcjell ZYRTARE.net

“Dorën në zemër, sikur në vitin 2018 dikush të thoshte se do të vinte koha kur do të bëheshin bashkë Zeqirja Ibrahimi, Izet Mexhidi, Bilall Kasami, Arben Taravari dhe Bekim Qoku, do ta akuzonim për miopi,” shkruan Saliu, duke e cilësuar si të pabesueshme një bashkim të tillë, që në të kaluarën u perceptua si i pamundur.

Ai shpreh zhgënjim për ndarjen aktuale, të cilën e sheh si pasojë të një kulture politike të dështuar. “Kur u bashkuan ata që mendja nuk na merrte, më vjen keq, por ndarja edhe më lehtë përkapet, sado e pabesë të jetë. Më vjen keq, por larg politikbërjes jemi. Vuajmë për bajraktarizëm dhe këtë pastaj po e paguajmë me vuajtje,” shprehet Saliu.

Në vijim, ai bën një krahasim simbolik dhe domethënës për gjendjen e shoqërisë: “Më vjen keq, por sot më vështirë mund ta gjesh një mjeshtër biçikletash sesa një politikan.”

Për Saliun, problemet nuk qëndrojnë te mungesa e individëve të mirë, por te një mentalitet i përhapur që i lë në hije ata: “Kjo s’do të thotë se nuk kemi politikanë njerëzor, por mendësia e mbrapshtë e brumosur prej kohësh po i vë nën hije mërdhirëse këta njerëz të rrallë!”./ZYRTARE.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK