Connect with us

Kosovë

Gërvalla tenton ta fajësojë opozitën, befason me deklaratën: E pamundur të vazhdohet konstituimi i Kuvendit

Publikuar

Kryetarja e Listës Guxo, Donika Gërvalla, thotë se është arritur në një pikën ku është e pamundur të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Gërvalla tha se përsëritja e këtij votimi nuk parashihet në asnjërën prej dokumenteve ligjore të Kuvendit.

“E dështuan punën e këtij Kuvendi, pa startuar ende. E dështuan, sepse Kuvendi nuk mundi të vazhdoj punën., Tani kemi hyrë nëpër procedura të ndërlikuara sepse ky votimi nuk parashihet përsëritja e tij në asnjërën prej rregulloreve dhe dokumenteve ligjore të Kuvendit. Kemi arritur në një pikë ku mund të jetë tërësisht e pamundur të vazhdohet konstituimi i këtij Kuvendi.”, ka deklaruar Gërvalla në Tëvë1.

Gërvalla tha se deputetët që votuan kundër raportit sot, “ngritën dorën edhe kundër mandatit të tyre”.

Atë çfarë ndodhi sot, Gërvalla e cilësoi si “lojë”, teksa pyeti nëse do të shkojë vendi në zgjedhje shkaku i situatës së sotme.

NA NDIQ NË FACEBOOK