Connect with us

Lajme

Gjykata merr një vendim për 58 vjeçarin që dyshohet se e dhunoi 14 vjeçaren

Published

on

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar 30 ditë paraburgim Jahir Gashit, i cili dyshohet se e ka dhunuar një të mitur (vajzë 14 vjeçare).

“Gjykata thotë se vlerësoi se nëse i pandehuri J.G. lihet në liri, ekziston rreziku se i njëjti mund të pengojë rrjedhën e zhvillimit të procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë, mund të ndikojë dhe pengojë hetimin në të dëmtuarën e mitur, gjithashtu gjykata vlerësoi se nëse i pandehuri gjendet në liri, ekziston rreziku i ikjes së tij”, thuhet në njoftim.

“Gjykata konsideron se pesha e veprës penale është e natyrës së rëndë, andaj caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme për zbatimin me sukses të procedurës penale, pengimin e rrjedhës normale të kësaj procedure penale si dhe pengimin e përsëritjes së veprës penale”, thuhet tutje në njoftim

Prokuroria tha se ai e kishte dhunuar disa herë të miturën për një periudhë kohore prej rreth 1 viti.

Në media është publikuar një foto e të dyshuarit.

NA NDIQ NË FACEBOOK