Shqipëri
Gjesti: “S’kena me u pa mo bashkë” — Egli shpërthen në lot (Video)
Vetëm pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP Albania 4”, ku në garë kanë mbetur katër finalistët: Rozana Radi, Gjesti, Egli Tako dhe Laert Vasili.
Në këto momente të fundit brenda shtëpisë, emocionet po arrijnë kulmin.
Pak më parë, Egli është parë duke shpërthyer në lot, ndërsa Gjesti këndonte këngën “S’kena me u pa mo bashkë”.
Ndërsa finalja afrohet, është e qartë se përveç garës për çmimin e madh, të gjithë janë duke përjetuar ndjesi të forta për përfundimin e një eksperience që ka lënë gjurmë në jetën e tyre.