Connect with us

Shqipëri

Foto/ Ja kush është politikani shqiptar që qëlloi mbrëmë me armë tek Diga e Liqenit

Published

on

Tiranë- Personi që shihni në foto është 51-vjeçari Ilir (Adriano) Shabanaj, i cili qëlloi një herë në ajër me armë zjarri dhe më pas goditi me qytën e pistoletës 40-vjeçarin Kasem Stani (Pasha) gjatë konfliktit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në një restorant në rrugën “Sami Frashëri” pranë zonës së njohur si “Diga e Liqenit”.

Ilir Shabanaj është shpallur në kërkim ndërsa janë vënë në pranga 7 personat e tjerë të përfshirë në konfliktin e dhunshëm të identifikuar si shtetasit Emiljan Ruko, Bjorni Tahiraj, Eriald Tahiraj, Denikiajder Tahiraj, Eduart Sulaj, Kastriot Stani dhe Elton Ajredinaj. Policia ka arrestuar edhe 40-vjeçarin Stani i cili mbeti i lënduar lehtë në këtë ngjarje.

Ilir Shabanaj, i cili më parë ka qenë dhe kryetar i komunës së Kurjanit në Fier, rezulton të jetë arrestuar më parë në Itali i përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të armëve dhe drogës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme teksa një takim mes 8 personash degradoi në konflikt të dhunshëm duke lënë pas një të plagosur. Ka qenë Ilir Shabanaj cili qëlloi me tytën e pistoletës 40-vjeçarin i cili mbeti i plagosur lehtë. Gjithashtu rezultoi se 51-vjeçari qëlloi një herë, me këtë armë zjarri, në vendngjarje, por nga e shtëna nuk u dëmtua asnjë shtetas.

Burime për mediat bënë me dije më herët se Kasem Stani u çua nga tavolina duke i përshëndetur të gjithë, përveç Shabanajt i cili rezultoi që t’i jepte dorën. Kjo sipas raportimeve të dëshmitarëve është bërë dhe burim i sherrit, pasi thuhet se 40-vjeçari u ndje i ofenduar nga refuzimi i tjetrit.

Situata më pas degradoi në dhunë fizike mes tyre si dhe në përfshirjen e personave të tjerë duke hedhur në drejtim të njëri-tjetrit sende të forta si karrige, ndërsa njëri prej të pranishmëve ka qëlluar dhe me armë zjarri.

Menjëherë pas ngjarjes personat e përfshirë në këtë konflikt u larguan me shpejtësi, ndërkohë që 40-vjeçari u drejtua në një spital privat në kryeqytet ku dhe mori ndihmën e parë mjekësore. “Arratisja” e personave të lartpërmendur nuk zgjati për shumë gjatë, pasi vetëm disa orë më vonë u identifikuan dhe arrestuan nga blutë e shtetit. Ndërkohë, që puna po vijon për lokalizimin dhe arrestimin e Shabanajt.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK