Kosovë
Flet gjyshi i foshnjës: Fetusi doli copa-copa, spitali tentoi ta fshehë rastin
Pas përfundimit të shqyrtimit fillestar në Gjykatën Themelore të Pejës për rastin e njohur si “Foshnja në lavatriçe”, për herë të parë ka folur publikisht gjyshi i foshnjës, i cili shprehu indinjatën dhe dhimbjen e thellë të familjes
Në një deklaratë për media, ai tha se Spitali i Përgjithshëm i Pejës kishte tentuar ta fshehë ngjarjen, duke mos e informuar fare familjen për vdekjen e foshnjës.
“Asnjë njoftim nuk kemi marrë nga spitali, për tragjedinë kemi mësuar vetëm nga media”, deklaroi ai.
Ai përshkroi momentin kur e kishin marrë trupin e pajetë: “Fetusi ka dalë copa-copa në një qese. Pamje që nuk do ia dëshiroja askujt. Ishte tronditje e jashtëzakonshme për të gjithë familjen”.
Rasti, që kishte ndodhur në dhjetor të vitit 2022, tronditi opinionin publik kur doli në pah se foshnja e lindur pa shenja jete ishte përfunduar aksidentalisht në një lavatriçe së bashku me çarçafët, në rrethana ende të paqarta.
Procedurat gjyqësore po vazhdojnë për të zbardhur përgjegjësitë e stafit mjekësor dhe rrethanat e sakta të ngjarjes.