Connect with us

Lajme

Doni më për Izraelin? Ja kush janë viktimat më të fundit…

Published

on

Një gazetare palestineze dhe dhjetë anëtarë të familjes së saj u vranë në një sulm ajror izraelit që synoi shtëpinë e tyre në qytetin e Gazës, njoftoi agjencia e lajmeve Ëafa.

Raporti thotë se avionët izraelitë bombarduan shtëpinë e gazetares Fatima Hassouneh në lagjen Tuffah, në lindje të qytetit të Gazës, duke e vrarë atë, së bashku me të afërmit e saj.

Ky është një prej të fundit krime të shtetit sionist mbi Gaza, duke shënjtestruar njerëz të medias dhe familjarë të tyre.

Që nga fillimi i luftës në Gaza, më shumë se 210 gazetarë dhe punonjës mediatikë palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite.

Dhe e gjitha kjo, përfshirë gjenocidin mbi civilë, mbi gra e fëmijë, ndodh faqe botës në një kohë ku gjithçka ndodh ndiqet dhe në kohë reale, sa ç’është reale pandjeshmëria e atyre që udhëheqin botën. /tesheshi.com/   

NA NDIQ NË FACEBOOK