Connect with us

Lajme

Deputeti Kurti shkon në Qeveri, ja reagimi i tij kur pyetet nga gazetarët se “në cilësinë e kujt po shkon në ekzekutiv”

Published

on

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është nisur drejt objektit të Qeverisë së Kosovës menjëherë pas betimit të tij në Kuvend.

Gjatë daljes nga objekti i Kuvendit, Albin Kurti u ballafaqua me pyetje nga gazetarët, të cilët e pyetën në çfarë cilësie po shkon drejt Qeverisë, tani që është betuar si deputet. Ndër pyetjet që iu drejtuan ishin edhe ato lidhur me sigurimin e votave për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, e planifikuar për të hënën.

“Në çfarë cilësie po shkoni në Qeveri, kur sapo jeni betuar si deputet? Si do t’i siguroni votat për kryeparlamentarin të hënën?” – ishin disa nga pyetjet drejtuar Kurtit. Megjithatë, ai nuk dha asnjë përgjigje, duke u larguar shpejt në shoqërimin e mbrojtjes së afërt.

Aktualisht, Lëvizja Vetëvendosje ka 57 vota në Kuvendin e Kosovës. Në dy përpjekje për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, kandidatja e propozuar nga VV, Albulena Haxhiu, ka marrë po aq vota – të pamjaftueshme për t’u zgjedhur.

Vlen të theksohet se Nisma Socialdemokrate nuk e ka mbështetur kandidaturën e Haxhiut, pavarësisht deklarimeve të mëhershme të VV-së se i kishin siguruar votat e nevojshme.

Seanca e radhës e Kuvendit është caktuar të mbahet të hënën, në orën 15:00.

NA NDIQ NË FACEBOOK