Connect with us

Shqipëri

BE shton në listë shtatë shtete të sigurta, i jep të drejtë Italisë për paktin me Shqipërinë

Published

on

Bashkimi Evropian ka publikuar një listë të re duke shtuar shtatë vende të tjera që konsiderohen “të sigurta”, në përpjekje për të përshpejtuar kthimin e migrantëve, dhe duke e bërë më të vështirë për qytetarët e atyre vendeve të kërkojnë azil në territorin e shteteve anëtare.

Komisioni Evropian propozoi që Kosova, Bangladeshi, Kolumbia, Egjipti, India, Maroku dhe Tunizia të shpallen si vende të sigurta të origjinës.

Shumë shtete anëtare po përballen me një numër të madh aplikimesh të papërpunuara për azil, ndaj gjithçka që mund të bëjmë tani për të mbështetur marrjen më të shpejtë të vendimeve për azil është thelbësore”, tha Magnus Brunner, komisioneri i BE-së për migracionin, teksa e paraqiti listën e shteteve.
Vendimi u pershendet nga ministri i brendshem Italian Matteo Piantedosi. Sipas tij përditësimi i listës së vendeve të treta të sigurta është gjithashtu një sukses italian”.

Siç propozohet nga Italia, rregullorja përmban edhe një referencë për parashikimin e zbatimit të disa rregulloreve të përfshira në Paktin e Migracionit dhe Azilit, në veçanti, ajo parashikon mundësinë e aplikimit të procedurave të përshpejtuara kufitare, si ato të parashikuara në Shqipëri, për azilkërkuesit që kanë një shtetësi me një normë njohjeje në nivel europian në nivelin 20 për qind të së drejtës për të. Piantedosi.

Azilkërkuesit që shkojnë në BE nga këto shtatë vende mund të përballen me refuzimin e kërkesave të tyre dhe potencialisht me një urdhër kthimi, sipas rregullave të reja të BE-së. Tani i takon Parlamentit Evropian dhe Këshillit të bien dakord për këtë propozim te KE.

Aktualisht, më pak se 20 për qind e personave që janë urdhëruar që të largohen nga blloku janë kthyer në vendet e tyre të origjinës.

The post BE shton në listë shtatë shtete të sigurta, i jep të drejtë Italisë për paktin me Shqipërinë first appeared on JavaNews.al.

NA NDIQ NË FACEBOOK