Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Trapçindoll, ku kanë mbetur të plagosur edhe 8 persona. Sipas informacioneve paraprake në aksident janë përfshirë 3 automjete, ndërsa të lënduarit disa janë  transferuar në Spitalin e Kërçovës dhe disa në Spitalin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup.

“Në ora 20:55 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Kërçovë-Gostivar, në mes të Kërçovës dhe fshatit Trapçin Dol, në të cilin janë përfshirë tri vetura. Sipas informacioneve fillestare, nga lëndimet e marra kanë vdekur tre persona, ndërsa tetë persona janë lënduar dhe disa prej tyre janë transferuar në Spitalin e Kërçovës dhe disa në Spitalin Klinik ‘Nënë Tereza’ në Shkup. Ndalohet qarkullimi në të dy drejtimet për të gjitha llojet e mjeteve”– thuhet në njoftimin e policisë.