Bota
Terror në Gaza/ Izraeli sulmon sërish, raportohet për mbi 50 viktima
Të paktën 50 njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmet ajrore të kryera nga ushtria izraelite në rajonin Al-Mawasi në perëndim të Khan Younis, një rajon në Rripit të Gazës që autoritetet izraelite pretenduan se ishte “i sigurt” për palestinezët e zhvendosur.
Njësia e Mbrojtjes Civile në Gaza tha se avionët luftarakë izraelitë kryen sulme ajrore në rajonin Al-Mawasi, ku mijëra njerëz të zhvendosur jetojnë në perëndim të qytetit të Khan Younis.
I njëjti burim raporton se të paktën 50 palestinezë u vranë nga sulmet dhe dhjetëra u plagosën.
Sipas informacioneve të marra nga burime spitalore, trupat e disa viktimave janë transportuar në Spitalin e Kuvajtit.
Zëdhënësi ushtarak izraelit Avichay Adraee më 1 korrik bëri thirrje deri te palestinezët që të evakuohen urgjentisht në zonat në lindje të qytetit të Khan Younis për sigurinë e tyre.
Pas kësaj, palestinezët që iknin nga sulmet izraelite duhej të migronin në perëndim, drejt rajonit të pabanuar Al-Mawasi, i cili shtrihet nga Deir al-Belah në jugperëndim të Rafahut perëndimor.
Palestinezët që ikën në rajonin ranor Al-Mawasi, i cili është i papërshtatshëm për t’u vendosur, duhej të strehoheshin në këtë zonë pa infrastrukturë bazë, ujëra të zeza, pa linja elektrike dhe pa komunikime./TRTALBANIAN/