Lajme
“Ali Ahmeti, nuk ka pranuar të kandidojë për president”
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriu Artan Grubi, I ftuar në emisionin A2 në CNN në Shqipëri, tha se partia e tij, BDI, do të ketë një kandidat të vetin për president, pasi partitë e tjera shqiptare nuk respektuan një marrëveshje për të mbështetur një kandidat të pavarur nga shoqëria civile dhe nga bota akademike.
Ai tha se kandidati i tyre do të jetë i zgjedhur nga rradhët e partisë dhe do të ketë kapacitete të mëdha për të fituar zgjedhjet.
Ai shtoi se kreu i partisë, Ali Ahmeti, nuk ka pranuar të kandidojë për president, pasi ai është i përkushtuar për misionin e tij politik dhe jo për funksionet shtetërore.