Lajme
Arlind Hamidi zgjidhet Kryetar i FRASH – Vrapçishtë
Në vazhdën e riorganizimit të strukturave të Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët, sot u mbajt Kuvendi i Degës së FRASH në Komunës e Vrapçishtit.
Shumica e kuvendarëve të pranishëm, kryetar të FRASH-Vrapçisht zgjodhën Arlind Hamidin, aktivistin e dalluar të ASH-së, i angazhuar edhe në departamentin për Informim të partisë dhe Komunës së Vrapçishtit.
Punimet e Kuvendit nga afër i ndoqën Nënkryetarja e ASH-së, Ilire Dauti, Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, njëherit Sekeretar Organizativ i ASH-së, Isen Shabani, Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dhe Kryetari i Degës, Zuli Demiri.