Connect with us

Lajme

Muhamed Lala zgjidhet kryetar i FRASH – dega Tetovë

Published

on

Në degën e ASH në Tetovë pasditen e kësaj të diele forumi rinor i partisë ka organizuar Kuvendin e 3, ku mes tjerash është votuar edhe për kryetarin e ri të FRASH.

Me shumicë votash në krye të FRASH – dega Tetovë u zgjodh Muhamed Lala, ndërsa në këtë garë Lala kundërkandidate kishte Diandra Krivanjevën.

Lala është aktivist dhe themelues i FRASH që nga viti 2016. Ai është i diplomuar në Shkenca Politike.

Të pranishëm në këtë aktivitet partiak ishin edhe krerët më të lartë të ASH-së, kryetari i partisë Arben Taravari, Ziadin Sela si dhe deputetë të zonës./zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK