Lajme
Kasami: Punimet në stadiumin e qytetit fillojnë në fund të vitit
Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami në emisionin Rruga drejt ka folur edhe për punimet në qytetin e Tetovës, konkretisht për ndërtimin e stadiumit të qytetit.
“Ne veçmë ju kemi bërë një ofertë konkrete të cilën ata janë pajtuar por shohim formën juridike se a është e mundur ajo të realizohet dhe unë pres që shumë shpjet një përgjigje nga kompania se a janë të mundura ata lloje të bashkëpunimit të pushtetit lokal me komunën. Por ajo që mund tua them tetovarëve është se në cilëndo variant në fund të vitit do të nisin punimet në rregullimin e stadiumit”, tha kreu i Tetovës dhe njëheritë kryetar i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami./ Zyrtare/