Lajme
Blerim Halimi kuadër i ASH-së nga Saraji do të udhëheq me spitalin Psikiatrik
Aleanca për Shqiptarët ka bërë publik emrat e disa funksionarëve nëpër drejtoritë dhe Agjencitë e pushtetit qendror.
Shumica e degëve të kësaj partie kanë bërë publike edhe emrat e funksionarëve që do të drejtojnë me drejtoritë përktatëse, ndërsa me spitalin Psikiatrik do të udhëheq Blerim Halimi, kuadër i Aleancës për shqiptarët nga Saraji.
Gjatë ditës mediat njoftuan se deputeti Syrija Rashidi, do largohet nga Kuvendi dhe do drejtojë MEPSO-n, ndërsa vendin e tij në Kuvend pritet ta zë Remzi Memedi nga Kërçova. Me Postat e Maqedonisë do të udhëheqë Bujare Abazi ndërsa me Fondin për sigurim Pensional dhe Invalidor do të udhëheqë Arsim Hasani, kryetar i degës së ASH-së në Kumanovë. Në krye të Qendrës për punë dhe politikë sociale do të jetë Izair Memeti.Vullnet Selimi do të jetë drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në Shkup, ndërsa drejtor i Spitalit të Tetovës do të jetë Pëllumb Vela./Zyrtare.net/