Connect with us

Uncategorized

Përmbytje të mëdha në Shqipëri: Uji mbulon katet e para të shtëpive, banorët mbeten të izoluar

Published

on

Për shkak të përkeqësimit të motit situate paraqitet kritike në Vlorë dhe Fier.

Siç shihet në videon e siguruara nga Ora News, për shkak të daljes së Lumit Vjosa nga shtrait, janë përmbytur tokat bujqësore dhe disa shtëpi.

Siç shihet uji ka arritur gati në 1 metra ndërkohë që janë bllokuar rrugët dhe disa familje kanë mbetur të izoluar, pasi është e pamundur që të dalësh.

Si rrjedhojë e shirave të shumtë dhe njëkohësisht prurjeve të shumta të lumit Shushicë është rrëzuar edhe ura e fshatit Kallarat, ku disa familje kanë ngelur të izoluara. Ndërkohë nga ana tjetër problematike është situata në Juglindje të vendit, ku trashësia e borës ka arritur në 70 centimetra, ndërsa disa fshatra të Pogradecit që prej 48 orësh janë pa energji elektrike.

NA NDIQ NË FACEBOOK