Connect with us

Uncategorized

FOTO/ Studimi më i fundit: Kjo është maska që mund të zbulojë nëse jeni të infektuar me koronavirus

Published

on

Studiuesit japonezë kanë prodhuar maska ​​që përdorin antitrupat e strucit për të zbuluar nëse je infektuar me COVID-19 duke u ndezur nën dritën ultravjollcë gjatë natës.

Zbulimi, nga Yasuhiro Tsukamoto dhe ekipi i tij në Universitetin të Kiotos në Japoninë perëndimore, mund të sigurojë testimin me kosto të ulët të virusit në shtëpi.

Shkencëtarët filluan duke krijuar një maskë me antitrupa struci që synojnë virusin, bazuar në hulumtimet e mëparshme që tregonin se zogjtë kishin rezistencë të fortë ndaj sëmundjeve.

Në një studim, subjektet e testimit mbanin maskat dhe pas tetë orësh filtrat u hoqën dhe u spërkatën me një kimikat që shkëlqen nën dritën ultravjollcë nëse virusi është i pranishëm. Filtrat e veshur nga personat e infektuar me COVID-19 shkëlqenin rreth hundës dhe gojës./javanews/

NA NDIQ NË FACEBOOK