Connect with us

Lajme

ZNAM edhe zyrtarisht kundër Taravarit: Kushdo që bashkëpunon me BDI-në, nuk e duam në qeveri

Published

on

Çdokush që bashkëpunon, pas dyerve të hapura apo të mbyllura, me BDI-në e paformuar, për lëvizjen ZNAM është i papranueshëm të jetë pjesë përbërëse e Qeverisë, deklaroi sot në një konferencë për shtyp zëdhënësi i partisë, Nikola Memov, përcjell ZYRTARE.net

Duke komentuar zhvillimet brenda koalicionit VLEN, i cili është pjesë e koalicionit qeverisës së bashku me ZNAM dhe VMRO-DPMNE, Memov tha se përçarjet tek partneri shqiptar nuk përbëjnë kërcënim për shumicën qeverisëse dhe se për momentin koalicioni qeveritar funksionon në mënyrë të rregullt dhe pa asnjë pengesë.

– Qeveria është stabile. Vetë qëndrimi i ZNAM dhe koalicionit me VMRO-DPMNE siguron shumicën prej 64 deputetësh, dhe për më tepër janë edhe deputetët nga koalicioni VLEN që e mbështesin Qeverinë, tha Memov në konferencën e sotme për shtyp./zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK