Connect with us

Lajme

Vjena drejt një qyteti me shumicë muslimane?!

Published

on

Vjena, kryeqytet i Austrisë, por njëherësh dhe një qytet simbol i Europës, prej trashëgimisë së madhe historike e kulturore që përçon për kontinentin, po shpërfaq treguesit e parë të asaj që siç paralajmërohet, mund të jetë një ditë një qytet musliman, ose ose, një qytet me shumicë muslimane. Kjo, nga treguesit e besimit të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme aty.

Një statistikë e nxjerrë së fundi tregon se  41% e nxënësve në këto dy nivele janë të besimit musliman, duke mbajtur kreun.

Ndaj dhe e djathta në Europë e ka intensifikuar gjuhën anti-islame, duke iu frikësuar një kontinenti me komunitete gjithnjë e në rritje muslimanësh. Por nuk është vetëm faktori emigrim – pra, prej emigrantëve që vijnë nga vende muslimane. Nuk janë të pakët dhe shtetasit europianë që pranojnë Islamin, ndodhur kjo sapo u jepet rasti që të njihen me parimet e shëndetshme të këtij besimi, prej vitesh me përhapjen me të madhe në nivel global. /tesheshi.com/