Connect with us

Shqipëri

“Pasaporta europiane status kombëtar”, Rama nga Burreli: Më 11 maj takim me historinë

Published

on

Kreu i qeverisë Edi Rama në takimin e tij të radhës është ndalur në Burrel, ndërkohë që u ndal tek anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Pasaportën europianë e cilësoi si një status kombëtar dhe 11 Majit ditën e zgjedhjeve një takim me historinë.

“Pasaporta europiane është një status tjetër, nuk është pasaportë udhëtimi është status i ri për çdo qytetar shqiptar. Për Shqipërinë hyrja e BE është një status i ri kombëtar. Me hyrjen në BE na krijohet një mundësi e madhe, menjëherë ne përfitojmë një buxhet ekstra. Ne sot kemi pasur mbështetje të vazhdueshme nga BE. Kemi marrë si mbështetje 1 miliard euro, në momentin që bëhemi anëtarë të BE ne marrim 1 miliard e diçka më shumë euro çdo vit. 90% granda, para e falur dhe 10% kredi. Mund të kemi shumë më shumë të ardhura dhe një pjesë të tyre do i investojmë. Kemi më shumë të bëjmë më shumë aspektin social dhe atë të pensioneve. Më 11 kemi një takim me historinë. Më 11 Maj mund të luhen 30 vite.

Sot BE e ka hapur derën për ne. Nëse më 11 Maj nuk bëhet gjëja e duhur do duhen edhe nja 5 mandate të tjera për të qenë këtu ku jemi tani. Mali i Zi i ka hapur negociatat në 2012 dhe sot akoma është në derë, e kemi arritur ne. Kështu e kanë hapin derën marrin disa dhe e mbyllin përsëri. Tani dera është hapur dhe ne na duhet tani që të hyjmë brenda dhe kemi realisht mundësinë sepse kemi planin që ata na kanë bërë më parë. Që në vitin 2027 të mbyllim negociatat dhe të kryejmë punë, të hyjmë në sallonin në BE. Këto zgjedhje janë: je për ta futur Shqipërinë në BE apo s’je? Pa PS nuk bëhet, të bësh negociata me bufin e kënetës është e paimagjinueshme”, tha Rama.

The post “Pasaporta europiane status kombëtar”, Rama nga Burreli: Më 11 maj takim me historinë first appeared on JavaNews.al.

NA NDIQ NË FACEBOOK