Connect with us

Lajme

Mendi Qyra kandidatat i pavarur për kryetar të Komunës së Strugës?

Published

on

Biznesmeni i njohur nga Struga dhe njëherit edhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Mendi Qyra, së shpejti do të shpall kandidaturën e tij të pavarur për kryetar të Komunës së Strugës në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë, mëson Zyrtare.net

Qyra, i njohur për angazhimet e tij në fushën e biznesit dhe për ndikimin e tij në vend, ka arritur të sigurojë një përkrahje të gjerë politike, pavarësisht se garon si i pavarur.

Burime të Zyrtare.net mësojnë Qyra gëzon mbështetjen e VLEN si dhe nga një pjesë e konsiderueshme e anëtarësisë së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe të dy fraksioneve të Aleancës për Shqiptarët, ndërsa mësohet se pro kandidaturës së tij janë edhe VMRO DPMNE.

Kandidatura e Qyrës shihet si një zhvillim që mund të rishkruajë ekuilibrat politikë në Strugë, veçanërisht përballë strukturave të mëdha partiake që tradicionalisht kanë dominuar këtë komunë. Mbështetja e gjerë që ai gëzon tashmë ka nisur të krijojë dinamika të reja në terren dhe të ngjallë interesim në elektoratin lokal.

Qyra njihet edhe si një nga themeluesit dhe përkrahësit kryesorë të Aleancës për Shqiptarët, fillimisht si LR-PDSH. Ai ka qenë i lidhur ngushtë me ish kreun e PDSH-së, Arbën Xhaferi.

Mendi Qyra drejton një nga kompanitë më të suksesshme në fushën e ndërtimit, Trim dhe Lum, ndërsa është pronar edhe i klubit futbollistik Struga Trim Lum, me të cilin shkroi historinë duke u shpallur dy herë radhazi kampion në Ligën e Parë.

Zgjedhjet lokale pritet të zhvillohen në vjeshtën e këtij viti dhe gara për Strugën duket se do të jetë një ndër më interesantet në vend./ ZYRTARE.net

NA NDIQ NË FACEBOOK