Connect with us

Lajme

Lushaku -Sadriu: Përgjigjen për ftesën e Kurtit e keni zyrtare me letër tani për pak nga kryetari

Published

on

Jehona Lushaku- Sadriu, para mbledhjes së LDK’së, tha se kryetari Lumir Abdixhiku do të dalë me letër lidhur me takimin e thirrur nga kryeministri Kurti.

Ajo tha se nuk kanë ndryshuar qëndrimet.

“Juve ju kujtohet edhe gjatë fushatës edhe para fushatës gjithë atë kritikë që e kemi ndërtu, e kemi ndërtu me argumente dhe kemi totalisht konsistencë, kështu që mos mendoni që kemi ndryshu diçka radikalisht. Jemi konsistent në qëndrimeve tona dhe ndaj të gjitha partive politike, posaçërisht ndaj VV’së meqë kemi qenë kritikë ndaj gjuhës që është përdorur”, tha ajo.

“Përgjigjen e keni zyrtare me letër tani për pak nga kryetari”, shtoi ajo.

NA NDIQ NË FACEBOOK